Opozita braktis komisionet, PS dorëzon kërkesën për përjashtimin "e huliganëve"! Hetimori i Shëndetësisë, seancë me dëshmitarët

Këtë të martë, deputetët e Partisë Demokratike nuk kanë marrë pjesë në punimet e zhvilluara në Komisionin për Politikën e Jashtme.

Po ashtu, në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Nismës së Evropës Qendrore, që u zhvillua në Tiranë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nuk ishte e pranishme, edhe pse në agjendë parashikohej fjala e saj.

Një ditë më parë, deputetët e PD-së jo vetëm që nuk morën pjesë në komisionet parlamentare, por gjatë seancës plenare të parashikuar pasditen e së hënës, dogjën karriget në oborrin e Kuvendit, jashtë sallës së seancave plenare, dhe gjithashtu nuk lejuan vijimin normal të punimeve në Kuvend, ku parashikohej të diskutoheshin problematikat e qytetarëve.

Opozita braktis komisionet, PS dorëzon kërkesën për

Lidhur me këtë ngjarje, PS-ja ka zyrtarizuar sot kërkesën për përjashtimin nga punimet e Kuvendit të 23 deputetëve demokratë.

Konkretisht kërkohet masë ndaj deputetëve: Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Opozita braktis komisionet, PS dorëzon kërkesën për

Deputetët e Partisë Demokratike vijojnë bojkotin parlamentar, në shenjë proteste për dënimin me burg të deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Ligjvënësi demokrat u dënua me 1 vit burg për akuzën e “Kallëzimit të rremë”. Partia Demokratike e cilëson këtë si një dënim politik.

Ndërkaq në Kryesinë e KUvendit ka nisur punimet pa praninë e opozitës në sallë Komisioni hetimor Parlamentar për koncensionet në Shëndetësi.