Mark Rutte mori drejtimin e NATO-s, ministri Hasani: Udhëheqja juaj, thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2024, 13:48
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar në lidhje me marrjen e detyrës nga Mark Rutte, si kreu i ri i NATO-s.
Në një postim në rretin social “X”, ai u shpreh se udhëheqja e Rutte do të jetë thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës, ndërsa theksoi se kjo është një kohë vendimtare për unitetin transatlantik.
“Urime Mark Rutte për marrjen e rolit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Udhëheqja juaj do të jetë thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës sonë në një kohë vendimtare për unitetin transatlantik”, shkruan Hasani.