Lacio fiton 2-3 në transfertën e Torinos

Lacio nuk fal ndaj Torinos, teksa triumfoi 2-3 në “Stadio Olimpico di Torino”.

Ekipi i Baronit mbylli pjesën e parë në epërsi, falë golit të Guendouzit. Diaz dyfishoi shifrat për lacialët, ndërsa vendasit u futën në lojë me Adams.

Në të 89-tën, Noslin thelloi shifrat për mysafirët. Goli i Coco-s në fund për Torinon nuk shërbeu përveçse, për statistikë.

Lazio renditet në vendin e gjashtë. Torino e sheh veten në vendin e katërt.

Lacio fiton 2-3 në transfertën e Torinos