Premier League/ Arsenali kap Cityn në vendin e parë, Chelsea fiton me ''poker'', sukses edhe për Evertonin e Brojës

Chelsea ka triumfuar 4-2 përballë Brightonit në kuadër të javës së gjashtë në Premier League.

Golat për “Blutë” i shënoi Cole Palmer (21′, 28′, 31′, 41′), ndërsa për “Pulëbardhat” realizuan Georgingo Rutter (7′) dhe Carlos Baleba (34′).

Arsenali triumfoi 4-2 përballë Leicesterit.

Trosard realizoi dy gola në këtë takim, derisa tjetrën e shënoi Gabriel Martinelli dhe Kai Havertz.

Për “Dhelprat” shënoi James Justin po ashtu me dy gola.

Evertoni i Armando Brojës mposhti me rezultatin 2-1 Kristal Palas dhe Fulhem triumfoi në transfertën me Notingamin.

Arsenali tani është në vendin e dytë me 14 pikë, aq sa City, ndërsa Chelsea ka një më pak.