Bundesliga/ Freiburg shtanget në shtëpi, Leipzig fiton me ''poker'' golash

Kanë përfunduar 5 sfidat e para të vlefshme për javën e 5-të të Bundesligës gjermane.

Lajpcigu ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 Augsburgun.

Sfida mes Volfsburgut dhe Shtutgartit u mbyll me barazimin 2-2.

Mainz u mposht në shtëpi nga Heidenheim me shifrat 0-2 dhe të dyja skuadrat e mbyllën me nga 10 lojtarë.

St. Pauli fitoi në transfertën me Frajburgun ndërsa Mynshegladbah fitoi në fund me shifrat 1-0 kundër Union Berlinit.

Në orën 18:30 do të luhet supersfida mes Bayern Munchen dhe kampionëve të Leverkusenit.