Vendosin dy gola spektakolarë, Bayern dhe Leverkusen e mbyllin në barazim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2024, 20:31
Supersfida e Bundesligës, Bajern Mynih-Bajer Leverkusen është mbyllur në barazimin 1-1.
Një superduel i luftuar ku u shënuan 2 gola spektakolarë nga Andriç dhe Pavloviç.
Pavarësisht tentativave të skuadrave për të fituar asnjëra s'ja doli duke e mbyllur duelin në paqe.
Pas këtij barazimi, bavarezët mbeten në vendin e parë por me 13 pikë ndërsa “Aspirinat” në vendin e 3-të me 10 pikë.
