Interi reagoi pas disfatës në derbi, Inzaghi: Na duhej kjo fitore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2024, 22:27
“Është një fitore që e donim”.
Interi iu rikthye menjëherë fitoreve dhe e la pas derbin.
Simone Inzaghi, duke folur për Inter TV, analizon fitoren 3-2 kundër Udineses: "Është një fitore që e donim.
Jam shumë i kënaqur me paraqitjen që bënë djemtë.
Ne patëm dy qasje të shkëlqyera, në të dyja pjesët.
E vetmja keqardhje është se nuk shënuam disa gola më shumë, si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë”.
“Ndeshjet në Serinë A janë të gjitha të vështira, më pas duhej të vuanim si ekip, por vinim nga katër ditë të mira stërvitore, isha i sigurt që do të kishim një garë të shkëlqyer”.
