FOTO/ Gigio Buffon i jep fund beqarisë me prezantuesen 4 vjet më të madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2024, 12:19
Gigi Buffon dhe Ilaria D'Amico u martuan. Në një ceremoni civile që u zhvilluar në Villa Olivia në Lucca, përballë qindra të ftuarve, mes të cilëve Luciano Spalletti dhe ish-mbrojtësit e Juventusit dhe kombëtares, Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci dhe Andrea Barzagli.
Mes VIP-ave edhe Monica Bellucci, e pranishme me regjisorin dhe të dashurin Tim Burton.
Historia e dashurisë mes ish-portierit të Kombëtares 47-vjeçare dhe Juventusit dhe prezantueses 51-vjeçare të televizionit nisi në vitin 2013.
