"BURGOSJA POLITIKE"/ Nga Kongresi Amerikan, NYT te "Der Spiegel", PD ua çon dosjen "Salianji" kancelarive dhe mediave kryesore në botë
Partia Demokratike përmes një njoftimi ka lajmëruar se ia ka dërguar kancelarive dhe mediave kryesore të botës dosjen e Ervin Salianjit, që sipas PD depueti demokrat është i dënuar politik.
Njoftimi:
Pas burgosjes politike tẽ deputetit Ervin Salianji, Partia Demokratike ka nisur dosjen e plotë shpjeguese në kancelaritë dhe mediat kryesore të botës.
Në 15 pika shpjegohet shkurtimisht saga e denoncimeve të cilat nisën në vitin 2018 kur Ervin Salianji publikoi vendimin e formës së prerë të Gjykatës Italiane, i cila kishte dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron (Geron) Xhafaj.
Në dosje është pasqyruar fakti se pas këtyre denoncimeve, Agron (Geron) Xhafaj shkoi në burg në Romë, Itali, ndërsa vëllai i tij, Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dha dorëheqjen nga detyra.
Në dosje ndër të tjera sqarohet se "Vendimi politik për burgosjen e opozitarit Ervin Salianji u bë nga trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala dhe Iliba Bezati. Genti Shala është ish-përfaqësues politik i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe kandidat për anëtar i Gjykatës së Lartë, ku dihen lidhjet e forta të Fatmir Xhafajt".
Bashkëngjitur piketat shpjeguese dhe dosja në anglisht dërguar përfaqësive të huaja.
