SALIANJI “ZGJON” PD-në/ Gati rekursi për vendimin e Apelit. Gazetari zbardh aksionin brenda dhe jashtë Kuvendit
Kur kanë kaluar pak orë nga izolimi në qelitë e burgut të Fierit të deputetit demokrat Ervin Salianji, ku do të vuajë dënimin me 1 vit burg për dosjen “Babale”, në Partinë Demokratike ka nisur puna për organizimin e aksionit politik si në sallat e Kuvendit të Shqipërisë, ashtu edhe në sheshet e vendit.
Gazetari Isa Myzyraj, bën me dije se tashmë po diskutohen format e protestave që do të ndërmerren nga organizatorët, protesta që do të jenë jo vetëm në sheshe, por edhe në gjatë punimeve të seancave plenare, por dhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare, pasi nga dje demokratët kanë shpallur prishje të marrëdhënieve me mazhorancën
Myzyraj tha se nga ana tjetër, avokatët e Salianjit janë në pritje të zbardhjes së vendimit të së enjtes të Gjyaktës së Apelit, për të nisur rekursin në Gjykatën e Lartë.
PËR MË SHUMË NDIQNI RAPORTIMIN E GAZETARIT ISA MYZYRAJ NGA SELIA E PD-SË

