Berisha: 6 tetori, protestë kombëtare. Për deputetë, drejtuesit e PD, ka vetëm një objektiv dhe moto, betejë

Kreu i PD, Sali Berisha në një komunikim me gazetarët është shprehur se nënkryetari i grupit parlametar të PD, u burgos me urdhër të Edi Ramës.

Berisha theksoi se deputetët e opozitës do të jenë në udhëheqje të protestës, revoltës dhe mosbindjes civile në çdo vend, përfshirë dhe sallën e parlamentit

Përgjigjet e Berishës ndaj pyetjeve të gazetarëve

Së pari do të jetë padiskutim protestë kombëtare. Kjo jashtë çdo dyshimi. Së dyti, do të jetë aksion kombëtar. Po përcaktohen të gjitha masat të cilat synojnë ti përgjigjen në shkallë kombëtare aktit brutal të mafias Rama-Xhafa dhe fillimit të betejës tonë, e cila ishte 100% e programuar dhe planifikuar për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira...

...Deputetët e opozitës do të jenë në udhëheqje të protestës, revoltës dhe mosbindjes civile në çdo vend, përfshirë dhe sallën e parlamentit, aty ku të lipset dhe ti kërkojë nevoja, ku të japin më shumë në këtë betejë. Për deputetë, drejtuesit e PD, ka vetëm një objektiv dhe moto, betejë, betejë dhe vetëm betejë. 

Së pari, pyetja dhe konstatimi juaj është i drejtë. Gjer sot PD ka qenë në mbrojtje. PD nga data 6 tetor e në vazhdim kalon në sulm. Në një betejë të pandalshme, PD përqendron të gjithë potencialet e saj, në sulmin ndaj narkokraturës dhe për qeveri teknike. Mosbindja civile është një univers masash të përshkruara me hollësi në manualet e mosbindjes civile. Do të përdoren të gjitha ato masa gjer në realizimin e qëllimit të plotë, krijimin e qeverisë teknike...

...Ajo do të ishte shkalla ekstreme e moszbatimit të vendimeve të gjykatave, atëherë mbetej asgjë tjetër veç se lëvizja guerrile, me armë kundër narkodiktaturës. Por ne besojmë dhe jemi të bindur se mosbindja civile është rruga me të cilën PD, do të realizojë qëllimet e saj. Nuk jemi ne për ato forma ekstreme...

...Mendoj se Sali Berisha ka dëshmuar para të gjithë shqiptarëve, sepse sot është në arrest vetëm se mbrojti kushtetutën. Sot është në arrest shtëpie, sepse hodhi poshtë puçin konstitucional të prokurorëve dhe gjykatësve mercenarë që nuk kanë ligj e kushtetutë përveç urdhërave të Edi Ramës. Sali Berisha do të qëndrojë fuqishëm kundër këtij regjimi me bindjen me të plotë se kjo betejë do të fitohet.

I deleguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji. Unë kam bindjen se ky akt, se guximi i Ervin Salianjit për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik të qytetarëve shqiptarë, ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit.

Ju falenderoj dhe ju ftoj me datën 6 të gjithë në protestë, të tregojmë fuqinë e pamposhtur, ti tregojmë Shqipërisë dhe botës, se është radha jonë, është radha jonë. O sot, o kurrë! Faleminderit!