Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim

Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama po mban fjalën  në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York.

Ai theksoi se perspektivat për një botë të drejtë dhe të barabartë janë të mjegullta dhe sfiduese, ndaj kërkoi që të gjithë të bëjë rolin e vet.

Ai theksoi se Shqipëria dhe populli i saj ka treguar tolerancë dhe mikpritje.

“Perspektivat tona për një botë të drejtë të barabartë janë të mjegullta sot, kohë sfiduese. Kemi paguar çmimin, ky është një tjetër shans që e marrim në trysni për të bërë ndryshimin, ndërsa kohërat në të cilën jetojmë nuk mund të ishin më të zymta. Ne kishim për qëllim të përfaqësonim atë komunitet vendesh që qëndron së bashku. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim. Toleranca kërkon të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë, të tolerojmë me respekt, jo thjesht duke pranuar ndryshimet e tjetrit, por duke u angazhuar”, tha Rama.