Burgosja e Salianjit, Blushi: Drejtësia e re, një hanxhar në duart e narko-shtetit, për të ma*sakruar opozitën dhe asgjësuar demokracinë
Për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, tedi Blushi, burgosja e deputetit demokrat Ervin Salianji është vija e kuqe që e ndan demokracinë nga diktatura.
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës”, Blushi theksoi se kjo është një ngjarje shumë e rëndë jo vetëm për opozitën, por edhe për vetë qytetarët.
“Kjo ngjarje dëshmon edhe një herë që drejtësia e re nuk është gjë tjetër veçse një hanxhar në duart e narko-shtetit, për të masakruar opozitën dhe për të asgjësuar demokracinë dhe pluralizmin politik në vend.
Kjo sepse ndodhemi përpara një absurditeti shumë të madh, ku sot në burg ndodhet vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, kemi në burg dhe denoncuesin e këtij fakti, që është deputeti i opozitës Ervin Salianji, i cili nuk ka kryer asnjë krim.
Ai nuk ka bërë asnjë kallëzim penal, por vetëm një denoncim publik dhe këtë e di shumë çdokush që merret sado pak me politikë në këtë vend”, u shpreh Blushi.
INTERVISTA E PLOTË ME TEDI BLUSHIN

