Operacioni ndërkombëtar me 61 urdhër arreste, Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri drejt ekstradimit në Itali
Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri, të arrestuar nga SPAK një ditë më parë do të dalin para Gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg.
Ata u ndaluan në një operacion ndërkombëtar ku u përfshinë dhe Italia, Poloni, Zvicër e shqipërua me 61 urdhër arreste ku 17 janë shtetas shqiptare.
Pritet që për ta të shqyrtohet edhe çështja e ekstradimit me kërkesë së drejtësisë së përtej Adriatikut.
Në vendin tonë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale
Nga operacioni i SPAK i zhvilluar në vendin tonë janë bërë 21 kontrolle banesash dhe ambientesh.
SPAK thotë se Shqipëria shërbente si një baze për organizimin, ndërsa paratë e fituara nëpërmjet aktiviteti kriminal pastroheshin përmes një rrjeti kompanish të drejtuara nga një organizate italo-kineze.
Madje janë evidentuar fatura fiktive të lëshuara nga biznesmen të ndryshme që kapnin vlerën e 357 milion euro.
Nga ky aksion janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike, arme zjarr dhe sende me vlerë që kapin vlerën e 60 mln euro.
