Psikologia: Edukimi i fëmijëve fillon qysh në familje, marrëdhënie mësues-nxënës e rëndësishme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2024, 10:02
Përmes një interviste në Ora News, psikologia Erjona Hoxha tha se dihet shumë mirë që edukimi fillon në shtëpi dhe në familje.
Psikologia: E dimë shumë mirë që edukimi fillon në shtëpi dhe në familje. Fëmijët e sotëm e marrin edukimin më shumë si moral dhe preferojnë më shumë që ta edukojnë. Nëse një fëmijë është kritikues nuk ka asgjë të keqe, sepse duan të komunikojnë.
Shpeshherë i jepet fokus rezultateve në arsim dhe duket sikur nxënës i mirë është ai që ka notat më të larta, por në fakt nuk kemi më atë target grupin e familjeve në vështirësi ekonomike dhe sociale, por edhe nga familjet me nivel intelektual. Marrëdhënie mësues-nxënës është një marrëdhënie shumë e rëndësishme.
