Elsa Toska dha dorëheqjen, zbulohet emri që do e zëvendësojë në Gjykatën Kushtetuese... gjyqtare afër mazhorancës?

Dorëheqja e gjyqtares Elsa Toska nga Gjykata Kushtetuese ngjalli shumë reagime dhe e veshi me mister këtë lëvizje, në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është bërë shënjestër e sulmeve dhe dyshimeve për paanësinë e saj në vendimmarrje.

Gazetari Basir Collaku paralajmëron zëvendësimin e Toskës me një emër shumë pranë mazhorancës, Genta Tafa Bungo.

“Kishte dhe 4 vite për të mbyllur mandatin. Nuk është mes gjyqtarëve të përfolur. Mund të ketë pasur  trysni për mungesën e dhënies së diçkaje, njësoj si kryetarja e Kuvendit që ishte sëmurë për të qëndruar në zyrë, por e shëndetshme për të bredhur në zona elektorale. Di që ka një emër të përfolur për ta zëvendësuar dhe është Genta Tafa Bugo. Dihet se është një nga mbështetëset, me veprime dhe të paligjshme, me detyrën e saj ndaj mazhorancës. Me largimet me porosi nga drejtësia”, thotë Çollaku.

I ftuar në ''Të Pashoq'' me Edjona Dervishin, Collaku kaloi në sitë edhe procesin për zgjedhjen e pasuesit të Muhamet Rrumbullakut.

Sipas tij, kjo garë fiktive është kthyer në tender mes grupeve kriminale se kush prej tyre do të ketë kryepolicin e ri. E gjitha sipas tij, do të vendoset bazuar në numrin e votave që do të sjellin në 2025.