Shkrumbohet magazina e një biznesi në Fier, shkak i flakëve një shkëndijë elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2024, 08:55
Një garazh i nëndheshëm me materiale kozmetike është shkrumbuar nga flakët në Fier rreth orës 5 :00 të mëngjesit të sotëm.
Sipas burimeve paraprake garazhi është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë një mjet zjarrfikës i cili ka bërë të munduar shuarjen e flakëve ndërsa e pranishme ndodhet dhe policia e grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
