Si ndodhi përplasja mes ''Shqiponjave'' dhe dy personave në Fushë Krujë. Efektivët dyshonin me armë pa leje, mjeti iku duke lënë dokumentat në rrugë

Një akison i forcave Shqiponja të zhvilluar me datën 8 mars të këtij viti çoi në akuzë 3 punonjës policise që sipas AMP kanë kaluar kopetencat e tyre.

R.B, E.D dhe F. Z kanë ndaluar një automjet ku brenda tij ishin dy persona T.M dhe M.T.

Ndalimi i tyre është bërë në afërsi të Rinasit ku efektivet kishin dyshime se kishin sende të kundraligjshme.

Sipas burimeve të gazetarit Edison Vatnikaj sapo efektivet i kanë marrë dokumentat e mjetit në dore mjeti me dy persona në bord është larguar me shpejtësi dhe në ktë momënt R.B ka qelluar drejt mjetit duke rrezikuar jetën e personave.

Pas këtij veprimi ata kane bërë një kallzim por duke tjetersur komplekt ngjarjen dhe duke dhene kallzim të rreme.

Edhe gjate marrjes në pyetje ata nuk e kane pranuar se kanë qelluar drejt makines ne fjale.

Sipas punonjësve dyshohet se personat ne makine kishin arme zjarri dhe gjatë momentit qe ata kanë marrë vendimin për kontrrolin e mjetit janë larguar.

Ekspertiza dhe provat e gjetura në vendin e ngjarjës dhe marrja e provës nga arma e qitur kanë qënë prova të forta për prokurorin dhe AMP për të venë nën akuzë efektivet e Forcave Shqionja.

R.B gjatë kontrollit në banesë nuk është gjetur dhe për ktë arsye është shpallur në kërkim.

Ndaj tij rëmdon akuza e Vrasje me dashje e mbetur ne tentative, falsifikim dhe kallzim i reme.

Ndërsa dy koleget e tij që po ndiqen ne gjendje të lire akuzon vetem shperdorim detyre, moskallzim krimi dhe veprime qe pengojne zbulimin e se vertetes