Siguria kibernetike/ Zv. drejtoresha e AKSK-së, Faber: Gjatë vitit të kaluar ka patur 49 sulme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2024, 14:28
Ushtria e mbrojtjes kibernetike ka përballuar sulme të nivelit të lartë qoftë në vitin e shkuar por edhe përgjatë këtyre muajve.
Në Shkodër nëndrejtoresha e AKSK shprehet se deri më tani gjithçka është e përballuar me sukses.
‘’Vetëm gjatë vitit të kaluar kanë depërtuar 49 sulme.
Gjatë këtij viti, që nga fillimi i vitit ka patur të paktën 20 sulme të tjera’’.
Rreth dy të tretat e rasteve vijnë për shkak të gabimeve njerëzore.
‘’Është një statistikë botërore që mbi 70% e sulmeve vijnë për arsye të gabimeve njerëzore’’, tha ZV drejtorja e AKSK, Faber.
Qëndrimet zëvendësdrejtoresha e AKSK i bëri në trajnimin e stafit në shkodër mbi sigurinë kibernetike.
