Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti mes disa personash në Vorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2024, 19:02
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme (24 shtator) në zonën e Vorës.
Sipas informacioneve të para, bëhet me dije se disa persona janë përfshirë në një konflikt, i cili më pas është pasuar me të shtëna me armë në ajër.
Sakaq, mësohet se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se një borxh ka qenë shkak i konfliktit mes tyre.