Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë/ Plagoset 23-vjeçari, policia në kërkim të autorit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kotë të Vlorës, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një të riu, ku shtetasi E. H., rreth 22 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Sh., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.