EMRI/ E RËNDË në Shkodër, gjendet i mbytur në kanal një efektiv i FNSH-së

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku është gjetur i mbytur një efektiv i FNSH-së. Nikoll Lekndreu është gjetur i mbytur në një kanal në fshatin Bardhaj, të njësisë administrative Rrethina.

Ngjarja raportohet aksidentale pasi efektivi ka qenë duke ecur me motor kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.

Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.