U përjashtua nga gara, Prençi shpërthen në akuza ndaj procesit që po zhvillohet për kreun e ri të Policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2024, 21:43
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” hodhi akuza të forta lidhur me procesin që po zhvillohet për përzgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Prençi theksoi se ishte kandidat potencial pasi edhe pse është larguar prej vitesh nga Policia, i plotësonte kriteret pasi ai nuk është shkarkuar asnjëherë.
Nga ana tjetër Prençi theksoi se vendimi për përjashtimin e tij nga gara është thjesht një vendim politik i marrë nga 3 përfaqësuesit politikë në komisionin e posaçëm.
NDIQNI EMISIONIN “ORA E BETIT” TË KËSAJ TË MARTE

