Nuk garantohet vota e gjithë Diasporës, Braho: Propozimet e Celibashit nuk përfshijnë emigrantët e paligjshëm

Projekti i KQZ për regjistrimin e emigrantëve që duan të votojnë duket se nuk përfshin të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë territorit.

Për njohësin e çështjeve zgjedhore dhe juristin Ledio Braho drafti nuk u të gjithëve mundësinë.

‘’Kështu siç është dispozita e propozuar në këtë vendim nuk votojnë emigrantët e paligjshëm.

Pra ato që nuk kanë asnjë lloj dokumentacioni’’.

Shprehet se votimi i parë nga emigrantët mund të shoqërohet me problematika dhe me kosto monetare si për shtetin ashtu edhe për qytetarët jashtë vendit.

‘’Nuk mundesh që ti të presësh se  që herën e parë të kesh masivitet në votën e emigrantëve.

Aq më tepër mënyra se si ne kemi zgjedhur që është kjo me postë dhe që do të ketë edhe kosto jo vetëm për buxhetin e shtetit që do dërgojë fletat e votimit në vendqëndrimet e çdo shqiptari por do ketë kosto edhe për qytetarët shqiptarë që do duhet ta kthejnë fletën e votimit pastaj në KQZ me vulletin e tyre’’.

Juristi shprehet se gjithccka mund të kalojë në filtrin e komisionit rregullator.

Sipas propozimit të KQZ emigrantët mund të regjistrohen për të votuar me një nga 8 dokumentet e shtetit ku ndodhet që përfshijnë ndër të tjera, kontrata të banesës, të energjisë, ujit apo gazit, madje edhe kredi ose shërbime të internetit që emigrantët e paligjshëm nuk mund t’i posedojnë.