Meta: PL mbështet protestën "Për identitet dhe dinjitet" të shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 21:34
Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta shkruan se partia e tij mbështet protestën "Për identitet dhe dinjitet" të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe solidarizohet me kërkesat e tyre.
Meta: Partia e Lirisë mbështet protestën "Për identitet dhe dinjitet" të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe solidarizohet me kërkesat e tyre legjitime për respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave themelore individuale dhe kolektive.
Serbia sa më parë të respektojë detyrimet që rrjedhin nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Minoriteteve, si dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre shekullore.