Malltezi: I besojmë votës së shqiptarëve, zgjedhje me Ramën s’mund të ketë, duhet qeveri teknike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 22:08
Për “Drejt” nga Luan Rama, Argita Malltezi Berisha tha se është e vërtetë që qëndrimi që ka pasur PD-ja është se zgjedhje të lirë me Ramën nuk ka
Malltezi: I besoj votës së shqiptarëve kur i jep vota edhe pa pasur logo dhe nën pushtetin e bandave, apo pa komisionerë e emër, pa pasur financime për zgjedhje. Votës së shqiptarëve që i arrin me gjithë presionin e bandave që janë të filmuara për vjedhjen e zgjedhjeve.
Është e vërtetë që qëndrimi që ka pasur PD-ja është se zgjedhje të lirë me Ramën nuk ka. Prandaj kemi kërkuar qeveri teknike para zgjedhjeve.
