Malltezi tregon se si është rutina e Berishës nën arrest: Lexon dhe ushtrohet, jemi më të mbledhur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 22:50
Për “Drejt” nga Luan Rama, Argita Malltezi Berisha tregoi se si është dita e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nën masën e arrestit shtëpiak.
Mallatezi: Ka ndryshuar disi rutina, pro mbetet super i disiplinuar. Lexon dhe ushtrohet fizike dhe përgatitet për protestën e përditshme, dhe angazhimi me strukturat. Jemi të gjithë nën një shtëpi dhe shtëpia i ka përmbledhur të gjithë. Jemi më të mbledhur të gjithë.
Sigurisht që ndihet izolimi te Berisha. Kanë pasur një përjetim të jashtëzakonshëm në raportim me izolimi. Ata që janë në paraburgim kanë me shumë të drejta sesa i ka lënë gjykata Berishës, sepse takon një rreth me të gjerë. Berisha nuk takoi dot avokatët, i kam takuar unë gjithë kohës.
