Dosja “Berisha”, Malltezi: Do të kallëzohen prokurorët, gjyqtarët dhe ekspertët, njëri babai i një patronazhisti

Për “Drejt” nga Luan Rama, Argita Malltezi Berisha tha se do të bëhen kallëzime për prokurorët dhe gjyqtarët si dhe për ekspertët që kanë bërë ekspertizat e falsifikuar për Berishën.

Malltezi: Do të bëhen kallëzime për prokurorët dhe gjyqtarët si dhe për ekspertët që kanë bërë ekspertizat e falsifikuar. Për të vënë masën e arrestit ndaj Berishës dhe Malltezit është marrë një topograf, Aleks Zyba djali i të cilët punon në BKH dhe që është një patronazhist. Po çfarë bën ky Zyba me urdhër të shefit të djalit, merr tokën në Yzberisht dhe e sjell në mes të Tiranës.

Dëshmitarët që kanë dhënë dëshmitë të rreme. Të gjithë do të thërriten për ballafaqim dhe shpjegime në gjyq. Ne do të t’i thërrasim të gjithë në gjyq për këtë qëllim. Drejtësia e marrë peng nga një anë ka këtë fytyrë; atë të goditjes së liderit të opozitës dhe gjithë krerëve opozitarë. Meta, Beleri, Mediu nën procedim dhe të tjerë nën kërcënim. Nuk ka pasur probleme me hetimin e Berishës, sepse kanë treguar se çfarë kemi i kemi pasur nga deklarime të ligjshme.