Vota e Diasporës/ Kume: Nëse mbetemi në këto kushte, nuk do mund të realizohet dot. Do privohen shumë persona
Ish drejtuesi i KQZ-së, Kristaq Kume në një intervistë në Ora News u shpreh se nëse mbetemi në këto kushte, shumë shtetas shqiptarë të Diasporës do privohen nga e drejta për të votuar në zgjedhje.
Kume: Natyrisht në zbatim të asaj që është përcaktuar tashmë në kodin zgjedhor, institucioni përgjegjës KQZ duhet të fillojë nga puna për të hartuar të gjithë rregullat, pra udhëzimet sipas të cilave do të realizohet votimi nga jashtë territorit të vendit.
Jemi në kushtet kur KQZ e ka nisur këtë punë dhe ajo që do prodhohet do jetë një vendimmarrje e rregullatorit për çështjet që kanë të bëjnë me mënyrën se si mund të fillohet ky proces.
Është duke u bërë ajo që në zgjedhje e 2021 nuk u arrit të bëhej pavarësisht nga produkti që u realizua si draft por komisioni rregullator nuk e pranoi sepse partitë politike nuk kishin rënë dakord.
Kjo varet nga dokumenti i identifikimit që do paraqesin që është një nga kërkesat.
Kërkohet që të identifikohesh nëpërmjet një dokumenti identifikimi të vlefshëm të lëshuar nga Republika e Shqipërisë.
Janë pak në krahasim me numrin e përgjithshëm të atyre që do të mund të ushtrojnë këtë të drejtë ose do duan të ushtrojnë këtë të drejtë, ata që i kanë të tilla dokumenta të vlefshme në kuptimin e datës së skadencës së tyre.
Që do të thotë se nëse mbetemi në këto kushte që ne këmi sot të përcaktuara në legjislacion dhe në udhëzimin e KQZ nuk do mund ta realizojnë dot.
Do privohen shumë shtetas.
