FOTO-LAJMI/ Një ditë para akuzës ndaj Berishës, Engjëll Agaçi u shfaq bashkë me Arben Krajën në stadium
Një ditë para se SPAK të ngrinte akuzën politike ndaj kreut të opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi u fotografua me prokurorin e SPAK, Arben Kraja.
Ata ishin së bashku në stadium për të ndjekur ndeshjen e kombëtares.
Agaçi duhej të ishte sot në pranga për mega-aferën e incineratorëve, si një nga krerët kryesorë të këtij skandali.
Megjithatë, ai shfaqet në krah të Krajës, duke i dhënë atij gati akuzën për kreun e opozitës.
Kraja, është akuzuar vazhdimisht për lidhje me qeveritarët e lartë të PS. Edhe dje Belind Kelliçi në një intervistë për "Ora News" theksoi se Kraja ka rrënuar përfundimisht dosjen e inceneratorëve.
"Po ju marr rastin e njërit prej dy prokurorëve që ka marrë në dorë çështjen e z. Berisha, Arben Kraja. Ai hetoi dosjen e incineratorit të Tiranës dhe për 3 vite nuk ka akuza, nuk ka kryer asnjë veprim hetimor, nuk ka zbuluar asnjë aferë nga 132 milionë euro. Ai nuk ka bërë asgjë, përveç se ka vonuar për dy vite e gjysëm dosjen e incineratorit të Tiranës.
Ju ftoj të kërkoni aktet e të shikoni vetë nëse z. Kraja ka kryer ndonjë veprim hetimor për këdo që ka qenë pjesë e dosjes së incineratorit të Tiranës.
Dhe çfarë ndodhi më pas, dha dorëheqjen dhe menjëherë nisën hetimet e vrullshme për këtë dosje. Të vrullshme po themi se deri tani kanë arrestuar një drejtor në pension dhe disa burokratë të rëndomtë në Bashkinë e Tiranës, kur e di i madh e i vogël që Erion Veliaj është pronari faktik i incineratorit të Tiranës.
Kur del numri dy i qeverisë së Edi Ramës dhe thotë me zë e figurë që: “Erion Veliaj ma ka kërkuar 4 herë me shkrim që t’ia miratoj këtë projekt, ia kam refuzuar dhe po ua them troç që ai është pronari faktik”.
Sot pritet t’i komunikohet një akuzë për një ngjarje të 14 viteve më parë, ku dhëndrri i tij, pjesë e familjeve më të vjetra të Tiranës, paska përfituar 400 metra truall që i takonte me trashëgimi.
Pra ky standard i dyfishtë që po na jep sot SPAK-u nuk i shërben aspak interesave të Shqipërisë.
Z. Berisha nuk është mbi ligjin, por ai në mënyrë paralele nuk mund të jetë nën ligjin.
Ku këtë e kap dhe e arreston pa fakte e prova, dhe kryeministrin me vëllain trafikant droge, me kryebashkiakun që është kapur me duart në xhepat e qytetarëve, zëvendëskryeministren që me tek goditje te tuneli i llogarasë ka bërë 50 milionë euro, Olta Xhaçkën, Arben Ahmetajn e degdisën.
Thirrja ime për këdo është që mendoni për një çast se kur ky standard përdoret ndaj një ish-kryeministri, imagjinoni çfarë do ndodhë nesër në shtëpitë tuaja. Kjo betejë nuk bëhet për Sali Berishën, por për çdo qytetar të ndershëm dhe të zakonshëm. Pasi as baba im nuk mund të jetë mbi ligjin, por të gjithë duyhet të jemi të barabartë para tij.
Për të justifikuar këtë paçavure që kanë bërë, kjo jo vetëm që nuk më demotivon, por përkundrazi për motivon për ta vazhduar këtë betejë”, u shpreh ndër të tjera Belind Këlliçi.



