VIDEO/ Rama - Bardhit: Më zgjove mallin e shokut Lul, tutorit të mëparshëm. Nuk ta hedh dot në gojë atë që të hedh ai lart

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit në kuadër të interpelancës së thirrur nga kreu i Grupit të PD Gazment Bardhi për mbetjet toksike, u shpreh se mbetjet e eksportuara nuk janë toksike.

Por ai nuk i ka kursyer tonet e ashpra dhe fjalorin e ashpër ndaj demokratit.

Disa nga batutat e Ramës në replikë me Bardhin

“Aludimi për mosveprim është në rastin më të mirë alogjik ose në rastin më të keq, aludim psiko-patologjik”.

“Më zgjove mallin e Lulit, tuturit të mëparshëm të parafolësit këtu”.

“Nuk të hedh dot në gojë atë që të hedh ai nga lart te dritarja”.

“Pështymën do ta keni më keq se në 1997-ën”.

SEANCA PLENARE NE KUVEND