VIDEO/ E shtyu teksa po hynte në Kuvend, Majko i kërkon ndjesë publike nga seanca plenare gazetares shtatzënë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2024, 12:14
Pandeli Majko rrallë herë është parë që të jetë i nxehur ose i nevrikosur, por se ka ndodhur sot përpara hyrjes në parlament. Sot ai u shfaq ndryshe me gazetarët, duke bërë një reagim aspak të këndshëm.
Nisur dhe nga reagimet që shkaktoi ky veprim skandaloz i deputetit socialist, ky i fundit reflektoi dhe mori fjalën dhe nga Kuvendi kërkoi ndjesë publike gazetares Ersiola Shehu.
