“Thumana ka rrugë alternative”, Balluku në interpelancë: Banorët i kam takuar, zgjidhje provizore derisa të bëhet mbikalimi

Me një këshillë për deputeten Elda Hoti, e ka nisur zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku interpelancën për aksin Thumanë – Kashar.

“Po më kërkohen sqarime për të qartësuar se cafrë janë instrumentat financiar, PPP dhe koncesionet.

Ka një konfuzion të koleges, ngatërruat PPP me paratë e shtetit me koncesionin ku shteti nuk vendos para për 35 vite, dhe e vetmja garanci ëshë numri i automjeteve.

Pra e dashur kolege ulu me një kolege të mirëinformuar, të të infomojë se çfarë është koncesioni dhe PPP.” tha Balluku.

Ndër të tjera zv/kryeministrja shtoi se aksi për të cilën është thirrurnë interepelancë gëzon sot të gjitha standardet europiane të kategorisë A dhe se nuk ka asnjë devijim të projektit.

“Interpelanca kërkohet për shkak të barrierave të betonit që kanë penguar lëvizjen e qytetarve dhe ka dëmtuar bizneset. Nga ana tjetër me përfundimin e punimeve është vënë re se në zonën e Thumanës është mbyllur dalja e rrugës, etj.

Në rastin kur flitet për autostrada MIE dhe qeveria mund të shprehen krenarë se Shqipëria ka nisur të ndërtojë infrastrukturën rrugore me parametrat dhe kërkesat e BE.

Sot, Shqipëria kryeson listat e destinacioneve turistike, infrastruktura është një nga kolonat mbajtëse të ekonomisë së vendit.

Të gjitha këto na vënë ne qeverinë para përgjegjësisë për të dizenjuar me kapacitete të plota, akse që janë jo thjesht kombëtare, por janë autostrada të kategorisë A.

Shqipëria ka qene e izoluar për shumë vite dhe mbeteëm jashtë. Na është dashur një punë shume e madhe me BE.

Është dashur një punë nga të gjithë deputetët dhe ministrat që nuk lanë rast pa kërkuar.

Me korridor të kategorisë A. kur ndërtojmë autostrada të këtij niveli ka problematikë që i lind komuniteteve, pasi kërkojnë kushte të larta sigurie për kategorinë A, dhe jo nyje dalëse.

Thumanë-Kashar, për shkak të kërkesave për sigurinë rrugore, ka patur ndërhyrje të shumta që kanë qenë publike, është projekt nga WFBI.

Kemi pasur një garë në pandemi, pa sukses, e rihapëm më pas dhe e cdo gjë ka qenë transpare.

Ka dy nyje që janë pjesë e projektit, pjesë e studimit kanë qenë tre nyje.

Dy nyjet janë të ndërtuara dhe nuk ka asnjë ndryshim nga projekti.

Ajo nyje që do zgjidhjë problemin e THumanës dhe Krujës, është nyja e Thumanës që ndodhet si pjesë e projektit që do të vijojë, dhe është vetëm 4 km mbikalimit ekzistues sot në Gramëz. “ tha Balluku.

Më tej Balluku u shpreh se Thumana ka rrugë alternative.

“Nuk e di se kush ishte prekur nga ju për takimet në orët e vona. Unë punoj gjatë gjithë ditës. e nis ditën herët dhe e mbyll vonë kështu që ora 6 pasdite apo 8 e darkës, për mua nuk është e vonë.

Unë banorët e Thumanës i kam takuar, dëgjuar dhe dhënë zgjidhje.

Qeveria Rama ka veshë për të dëgjuar dhe sy për të parë, ka dëshirën më të madhe për të adresuar kërkesat e komuniteteve por duke kuptuar se interesi e një individi nuk mund të prevalojë interesat e komuniteteve, rajoneve apo gjithë vendit.

I kemi dhënë një zgjidhje provizore kërkesës së banorëve të Thumanës, ka rrugë alternative dhe ajo video që vure këtu për të dëgjuar duke kopjuar liderin tënd suprem, nuk i lëviz asnjë fjalë.

Është parim që të gjitha rrugët me pagesë, duhet të kenë alternativë. Dhe sot që flasim Thumana ka rrugë alternative, por është e gjatë dhe nuk është në gjendje të mirë.

Rrugë alternative ka dhe nuk kam shkelur atë që kam thënë por nuk duan të përdorim atë rrugë të gjatë dhe kanë të drejtë. Do të ketë rrugë më të shkurtër, do të rrugë të dedikuar që nis menjëherë.

Jemi në fazën e firmosjes së kësaj kontrate. Kemi sqaruar se ata do të aksesojnë në mbikalimin e Gramzës, duke zgjidhur kështu deri ditën që do të kemi rrethrrotullimin dhe mbikalimin e plotë në hyrje të Thumanës dhe atëherë do të pushojë zgjidhja provizore.

Me banorët kemi rënë dakord edhe me diçka tjetër, që në rast se ata do ta shikojnë të arsyeshme, mund të konsiderojmë që edhe mbikalimin e Gramzës ta kthejmë në një nyje permanente. “, tha Balluku.