Senatorja amerikane paditet për ‘abuzim se*sual’ nga shefi i stafit të saj

Ajo akuzohet gjithashtu se ka përdorur pozitën e lartë për të shkarkuar njerëz nga puna. Një senatore në SHBA akuzohet se ka shfrytëzuar për seks kreun e stafit të saj, që është i martuar duke e detyruar të kryente akte seksuale në zyrë ose në makinë.

Senatorja republikane Marie Alvarado-Gil është paditur nga Chad Condit per abuzim seksual dhe krijim i një “mjedisi armiqësor pune”.

Padia civile në gjykatën e Sacramento thuhet se eprorja shpesh i kërkonte të kryente akte seksuale. Ai akuzon si eproren Alvarado-Gil dhe senatin shtetëror të Kalifornisë për “diskriminim në shkelje me rregullat e punësimit”.

Ish-kreu i stafit e përshkruante marrëdhënien me shefen e tij si “të bazuar te seksi” dhe te avancimet e padëshiruara të saj, “të shoqëruara me dënime dhe ushtrim pushteti”.

Ai shtonte se shefja e tij “kishte liri” për të tradhtuar burrin. Alvardo-Gil është e martuar me gjashtë fëmijë. Alvarado-Gil kishte punësuar Condit si drejtues të stafit të saj pak pas zgjedhjes në 2022 por e kishte shkarkuar një vit më vonë

Ajo mohon akuzat duke thënë se ai është vetëm një “ish-punonjës i hatërmbetur” i cili ka “fabrikuar një histori … për të fituar para.”

Ognian Gavrilov, avokati i Alvarado-Gil, tha për rrjetin POLITICO se akuzat nuk mbështeten nga prova. “Ne presim që Senatorja të çlirohet nga çdo akuzë apo pretendim të bazuar në fitime financiare”.