Autobusi përplaset me kamionin, 16 të vdekur dhe 22 të plagosur në Senegal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2024, 15:35
Të paktën 16 persona u vranë dhe 22 u plagosën mëngjesin e sotëm në Senegal, pas përplasjes së një autobusi dhe një kamioni.
Aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 06:00. sipas kohës lokale në autostradën 3 pranë qytetit Dangalma, tha një zyrtar i zjarrfikësve.
Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Senegal, shpesh të shkaktuara nga mirëmbajtja e dobët e rrugëve apo shpejtësia.