SULM NË SIRI, 14 VIKTIMA/ Ushtria izraelite sulmon objektet ushtarake, 43 të plagosur
Ushtria izraelite ka vënë sërish nën shenjestër Sirinë, duke goditur objektivat ushtarake gjatë natës së të dielës. Agjencia e mediave siriane raporton se 14 persona janë vrarë, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur
Të paktën 14 persona janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite në Sirinë qendrore, sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve.
Shtuan se 43 persona të tjerë u plagosën të dielën mbrema kur forcat izraelite goditën disa objekte ushtarake.
Ndërsa një grup monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar raportoi më herët se të paktën 4 ushtarë dhe 3 civilë humbën jetën, në objektet ku ishin të pranishme grupet e armatosura të mbështetura nga Irani.
Agjencia e lajmeve raportoi se sulmet shkaktuan gjithashtu dëme në një autostradë lokale dhe se një zjarr shpërtheu në zonën e Hair Abbas.
Por nga ana tjetër, Izraeli nuk pranon të komentojë raportet e mediave të huaja.
Megjithatë, Tel Avivi ka pranuar më parë se ka kryer qindra sulme në vitet e fundit brenda Sirisë, për të cilat thotë se janë të lidhura me Iranin dhe grupet e armatosura aleate.
Sulmet izraelite thuhet se janë shtuar që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor të vitit të kaluar, në përgjigje të goditjeve ndërkufitare në veri nga Hezbollahu dhe grupe të tjera në Liban dhe Siri.

