‘Neutralizohet’ operacioni i sabotimit kibernetik në Poloni, akuzohet Rusia dhe Bjellorusia

Shërbimet e sigurisë polake kanë neutralizuar një operacion sabotimi kibernetik nga Rusia dhe Bjellorusia, deklaroi zëvendëskryeministri i Polonisë.

Varshava e ka akuzuar vazhdimisht Moskën se po përpiqet të destabilizojë Poloninë për shkak të rolit të saj në ofrimin e ndihmës ushtarake për fqinjin Ukrainën, akuza të cilat Rusia i ka hedhur poshtë.

Krzysztof Gaëkoëski, zëvendëskryeministri i Polonisë dhe gjithashtu ministër për çështjet dixhitale, tha sot se diversantët, që vepronin nga Bjellorusia në bashkëpunim me Rusinë, kishin tentuar të merrnin informacion nga institucionet qeveritare.

“Shërbimet e huaja bjelloruse dhe ruse… kishin një qëllim specifik, të zhvatnin informacione, të shantazhonin individë dhe institucione dhe të bënin një luftë kibernetike de fakto,” tha ai, ndërsa shtoi se përpjekja u pengua.

Sulmet kibernetike janë dyfishuar që nga viti 2023, tha Gaëkoëski. Ata kanë shënjestruar organizatat dhe institucionet polake, duke përfshirë kompanitë logjistike që kryejnë dërgesat ushtarake në Ukrainë, shtoi ai.

“Në hapësirën kibernetike, rreziqet vijnë çdo orë, çdo minutë. Shpesh ndodh që të ketë mbi një mijë incidente në