Teliti: Protesta para bashkisë deri në dorëheqjen e Veliajt, Tirana e mbushur me plot me plehra
Përmes një interviste në Ora News, këshilltari demokrat në bashkinë e Tiranës, Dorian Teliti u shpreh se do të vazhdojnë protesta para bashkisë së Tiranës deri në dorëheqjen e Veliajt.
Teliti: Jemi aktivë dita-ditës dhe për tu thënë qytetarëve se kemi një alternative dhe se kemi lidership. Po ashtu ekipi dhe programi do të dalin brenda vitit. Kemi programin se çfarë nismash do të marrin në 100 ditët e para të qeverisjes dhe më pas për 4 vitet e ardhshme.
Do të vazhdojmë protestat para bashkisë së Tiranës deri në dorëheqjen e Veliajt, jo vetëm cironkave, por deri tek peshkaqenët e mëdhenj që marrin në qafë edhe sot buxhetin e Tiranës me inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Tiranë është mbushur plot me plehra edhe pse paguajmë miliona për pastrim.
