Balliu: Veliaj e ka zhytur Tiranën në plehra e llum, duhet të arrestohet për dëmin ekologjik që ka bërë
Shefi i organizimit të PD-së në Tiranë, Klevis Balliu shkruan se Tirana është zhytur në llum, në plehra, pa ujë, pa rruge dhe errësirë nga qendra në periferi, si pasoje e vjedhjeve intensive te Veliajt.
Balliu: Kë po fajëson Erion Veliaj? Pasi Tirana është zhytur ne llum, në plehra, pa uje, pa rruge dhe errësire nga qendra ne periferi, si pasoje e vjedhjeve intensive te Veliajt. Sot kryetari faktik i inceratorve, fajëson politikën e pisllekut. Kush eshte kjo politikë, Rama apo Veliaj, sepse prej 12 vitesh kanë ne dore gjithçka.
Kane, bashkine dhe qeverine, televizionet dhe gjithcka tjeter. Kjo paturpsi e hajdutëve, që bërtasin kapni hajdutët është e patolerueshme dhe fyese per Shqiptaret. Dhe me cfarë do e pastrosh? Me Ndrageten dhe Eco Tirana, por a nuk ka qenë Eco Tirana qe ne 2016?
Keto operatoret qe ti flet kush janë, qe qenkerkan te piset? A nuk i ke dhenë ti para ketyre qe te bejne kete pune, a nuk je ti qe i ke dhenë tendera ketyre operatoreve? Po ky SPAK a do ta hetojë kete vjeshte se ku shkojne paratë?
A do te hetohet mafia e plerave? A do te hetohet Veliaj? A do te arrestohet njeri per miliona euro qe kane shkuar dem? A do arrestohet njeri per kete krim ekologjik qe i eshte bere Tiranes. Apo kolegu mbrohet.

