Ndoka: Opozita të dalë në protesta, Rama nuk pyet më për Kushtetutën dhe qytetarët

Përmes një interviste në Ora News, kreu i demokristianëve Nard Ndoka tha se opozita tashmë përballë qeverisë Rama duhet të ngrihet në protesta me qytetarët.

Ndoka shtoi se duhet edhe mosbindje civile, duke shtuar se tashmë prej kohësh lideri i opozitës ndodhet në arrest shtëpie, sipas tij, politikisht.

Ndoka: Kemi përballë një qeveri problematike e cila është zhytur në korrupsion galopant qysh me incineratorët. Nuk ka garanci nesër për zhvillimi ne zgjedhjeve. Prandaj ne do për gatitemi për protesta me qytetarët. Duhet një sensibilizim për të kuptuar këtë realitet pasi kemi një kryeministër që nuk pyet më për Kushtetutën dhe interesin e publikut.

Ndoshta duhet të shkojmë deri tek mosbindja civile në këtë situatë. Kemi akoma liderin e opozitës në arrest shtëpie. Drejtësia e re është bërë e vjetër pa dhënë frute. Është e qarrtë qysh nga qëndrimi që kanë mbajtur kundrejt Berishës për të standardin që ka drejtësia dhe sa influencë ka politika tek SPAK-u.