Pas daljes nga burgu, Fredi Beleri paralajmëron: Do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri pasi të… Lufta ime tani ka filluar!
Fredi Beleri ka folur sot për mediat ndërkohë që fitoi lirinë me një vendim të Gjykatës së Fierit, kur i kishin mbetur vetëm 6 javë nga shlyerja e plotë e tij.
I pyetur nëse do të vijojë karrierën politike në Shqipëri dhe a do të jetë pjesë e garave zgjedhore, Beleri e pranoi se një gjë e tillë do të ndodhë.
“Sigurisht! Nëse Strasburgu me nxjerr të pafajshëm, sigurisht që do të kandidoj”, u shpreh ai.
Ai shtoi se do t’i drejtohet Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Vendimin e Gjykatës së Fierit, Beleri e konsideron si hapin e parë në rrugën e tij për të gjetur drejtësinë që pretendon.
“Pas 16 muajsh izolim, tani jam i lirë dhe krenar, por definitivisht jo i lumtur. Sepse nuk u rivendos shteti i së drejtës dhe demokracia në Shqipëri, nuk funksionuan institucionet, drejtësia nuk u dha ashtu siç duhej.
Vendimi i sotëm është vetëm një pikë në oqeanin e drejtësisë që na pret. Lufta ime tani ka filluar.
Është e panevojshme të them se do t’i drejtohem Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për gjithçka që jam gjymtuar nga regjimi shqiptar”, shkruan Beleri.



