Teliti: Tirana, kryeqyteti i papastërtisë, bombë me sahat sëmundjesh
Këshilltari për Cështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, denoncon mungesën e pastrimit të Tiranës, nxjerr pamje nga njësia 7 ku plehrat nuk mblidhen prej ditësh duke u kthyer edhe në burim sëmundjesh për banorët e Kryeqytetit.
Më poshtë statusi i Telitit:
TIRANA KRYEQYTETI I PAPASTËRTISË, BOMBË ME SAHAT SËMUNDJESH!
????Sikur të mos mjaftonte ajri i ndotur 18 herë më i lartë se normat e lejuara, tashmë kemi edhe një krizë të plehrave që nuk mblidhen nga monopoli bashkiak EcoTirana, duke u kthyer në një "bombë me sahat" sëmundjesh për banorët e Tiranës.
????Fakt: 20 milionë euro fondi 2024 përpastrimin e Tiranës...por sot Tirana është më e papastër se kurrë më parë.
⁉️Cfarë po ndodh? Pse Tirana po mbytet nga plehrat? Pse nuk pastrohet Tirana? Ku shkojnë milionat e eurove që paguajmë?
⁉️A i shikon këto kosha plot e përplot kryebashkiaku spiderman kur del "në aksion" nga tarracat e pallateve?
????Shikoni këto pamje të plehrave që prej ditësh nuk mblidhen në njësinë 7 të Kryeqytetit, të koshave të mbushur e që nuk zbrasen nga monopoli bashkiak i EcoTirana.

