Xhaferri: Plehrat dhe betoni, dy sipërmarrjet mafioze që Rama dhe Veliaj i kthyen në “lokomotivë” të ekonomisë!
Nga Besart Xhaferri
Tirana nën kujdesin e posaçëm të Erion Veliajt është kthyer në një oaz mbetjesh urbane, teksa për ironi të fatit blerja e një prone në këtë qytet është një mision i pamundur, pasi të blesh një apartament në një objekt ndërtimor që ka në themele dhe kolona para narkotrafiku dhe korrupsioni dhe çmimi për metër katror shkon deri në 5000 euro, o duhet të merresh me veprimtari të paligjshme, o të jesh i korruptuar.
Sektori i ndërtimit dhe menaxhimi i plehrave janë sipërmarrjet ku mafia prej vitesh pastron paratë dhe vitet e fundit këto dy sektorë në Shqipëri dhe veçanërisht në Tiranë kanë marrë zhvillim të vrullshëm nën kujdesin e posaçëm të Edi Ramës dhe Erion Veliaj.
Ndonëse afera e inceneratorëve vijon të prodhojë skandale dhe të djegë miliona euro nga taksat tona, Tirana vijon të përmbytet çdo ditë me plehra, pasi mesa duket Veliaj duke zbatuar skemat mafioze italiane kërkon të rrisë fondet për kompanitë e pastrimit.
E njëjta gjë ndodh më kompanitë e ndërtimit, ku ndonëse në dosjen e fundit të SPAK për një grup nga Elbasani, faktohej se janë duke pastruar miliona euro në ndërtim, Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk i ndalin lejet e ndërtimit.
Në 6-mujorin e parë 2024, lejet e reja të ndërtimit në Tiranë sipas sipërfaqes arritën në 898,640 metër katror, nga 660,452 metër katror në 6-mujorin e parë 2023, një rritje kjo me 36% që me siguri në themele ka paratë e Narkotrafikut dhe korrupsionit.
Veliaj dhe Edi Rama janë përgjegjësit kryesor të ekonomisë dhe varfërimit në masë të shqiptarëve, që sot janë të lidhur me litarin e bukës ose të kredisë.

