Del nga qelia Fredi Beleri, Gjykata e Fierit liron me kusht eurodeputetin e Greqisë
Sot, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, është paraqitur sërish eurodeputeti Fredi Beleri për të kërkuar lirimin me kusht.
E ndërsa tre seancat e mëparshme kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, këtë të hënë Gjykata e Fierit vendosi ta pranojë kërkesën e deputetit të Greqisë në Parlamentin Evropian, duke e liruar atë me kusht.
Lirimi i Belerit u konfirmua edhe nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa mësohet se Gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili ka shqyrtuar provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.
Prokurori i çështjes ishte Oljana Gjergjefi, ndërsa seanca e sotme ashtu siç dhe pritej ishte vendimtare për fatin e ish0kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili nuk e ushtroi asnjë ditë mandatin e tij, për shkak se u arrestua me akuzën e korrupsionit zgjedhor pak ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023.
Ndryshe nga herët e tjera, sot kishte një interes të shtuar edhe nga mediat greke.
BELERI SOT ME PRANGA NE DUAR NE GJYKATEN E FIERIT


