FOTO/ Meta takim me të rinjtë në Diasporë: Mezi presin të kontribuojnë për fatet e Shqipërisë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2024, 10:47
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, duke marrë shkas nga takimi që ai ka zhvilluar në Venecia me anëtaren e rinisë së PL-së në Itali, thekson se forca që ai drejton mbetet e përkushtuar për realizimin e 5 Prioriteteve për 4 milionë shqiptarë plus.
Teksa ndan dhe foto nga takimi, Meta shprehet se të rinjtë në diasporë mezi presin të kontribuojnë për fatet e Shqipërisë!
MESAZHI I METËS
Me Tean, studenten e mrekullueshme në Venecia dhe familjen e saj. Tea është një shtyllë e fortë e Partisë së Lirisë në Venecia, e përkushtuar për 5 Prioritetet tona për 4 milion shqiptarë plus.
Shumë i lumtur që si Tea kam takuar këto ditë qindra të rinj e të reja në diasporë që mezi presin të kontribuojnë për fatet e Shqipërisë!

