Shuhet Budimir Lonçar, Meta: Diplomat i madh, ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij
Ka nderruar jete në moshën 101-vjeçare vdiq Budimir Lonçar, diplomati më i vjetër dhe më i famshëm kroat, i cili lindi më 1 prill 1924 në Prek të ishullit Ugljan.
Ai ishte ministri i fundit i Punëve të Jashtme të RSF Jugosllavisë dhe këshilltar i dy presidentëve kroatë, teksa kishte një karrierë prej 75 vitesh, ai ishte gjithashtu i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Lëvizjen e Jo-Angazhimeve.
Për vekjen e tij ka reaguar edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili shkruan se i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij.
Meta: Vdekja e z. Budimir Lonçar më trishtoi thellësisht sepse nuk pata rastin ta mirëpres këtë gjigant të diplomacisë në. Ishte një privilegj për mua të takoja disa herë këtë diplomat të madh dhe të mësoja kaq shumë prej tij. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të tij.

