Tentoi të kalonte kufirin me drogë me vete, vihet nën hetim 25-vjeçarja nga Kosova

Policia ka vënë nën hetim një 25-vjeçare nga Kosova, e cila ka tentuar të kalojë kufirin me drogë me vete.

Siç bën me dije policia, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, gjatë procedurave  të verifikimit dhe kontrollit në dalje nga territorit shqiptar, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën kësaj shtetaseje një sasi të vogël lënde e dyshuar  narkotike e llojit  kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen kosovare G. G., 25 vjeçe, pasi: Në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, gjatë procedurave  të verifikimit dhe kontrollit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën kësaj shtetaseje një sasi të vogël lënde e dyshuar  narkotike e llojit  kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.