Shkrumbohet makina në autostradën e Vlorës, shpëton shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2024, 10:30
Një makinë është shkrumbuar nga flakët rreth orës 02:30 minuta, në autostradën e Vlorës, në vendin e quajtur Kripa.
Makina ka qenë në ecje kur është përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa mjeti është shkrumbuar plotësisht.
Bëhet me dije se nuk ka të lënduar, shkak i zjarrit dyshohet shkëndija elektrike nga tejnxehja.

