“Rrugorja” bën ''namin'' në Tiranë, mbi 9 mijë gjoba në një javë, 9 shoferë të arrestuar
Policia Rrugore ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me masat e marra ndaj drejtuesve të mjeteve gjatë një jave.
Bëhet me dije se në një javë janë arrestuar nëntë persona, ndërkohë që janë vendosur rreth 10 mijë masa administrative.
Njoftimi:
Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (18.08.2024 – 24.08.2024) ????
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
✅ Arrestime dhe procedime penale:
• ????9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• ???? 2 persona për pa leje drejtimi.
• ???? 14 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• ???? 3 largim nga vendi i aksidentit.
• ???? 9.318 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,331 në ditë.
• ???? 24 masa për xhama të zinj.
• ???????? 618 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• ???? 325 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• ???? 490 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• ???? 2 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
• ⚠️ 461 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• ????️ 6.079 masa për qëndrim të gabuar.
• ????️ 696 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
• ???? 15 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• ???????? 30 raste për tejkalim shpejtësie.
• ???????? 5 raste të ndryshme
???????? 7 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.
