Parandalimi i dhunës e bullizmit në shkolla, eksperti Qejku: Statistikat nuk mjaftojnë, duhen veprime konkrete

Dyer e shkolllave janë mbyllur, por analizat për mbarëvajtjen e vitit shkollor vijojnë.

Fatkeqësisht bullizimi në institucionet arsimore është ende i pranishëm.

Raporti i përgatitur nga AKAP-ja, në bashkëpunim me ASCAP-in,sa i përket parandalimit të dhunës, bullizmit dhe ekstremizmit në shkolla e vë në dukej një gjë të tillë

Për ekspertin e arsimit Qemal Qejku duhet të kalojmë nga raportet dhe statistikat në veprime konkrete dhe strategji edukative të mirëkoordinuara.

Për të është thelbësore që këto analiza të shoqërohen me masa konkrete dhe veprime të prekshme për të adresuar problemet e identifikuara.

Sipas Qejkut, parandalimi i dhunës dhe bullizmit duhet të fillojë me edukimin e fëmijëve.

 Ai beson se është e rëndësishme që fëmijët të mësohen që në moshë të vogël se si të krijojnë dhe menaxhojnë marrëdhëniet e shëndetshme me të tjerët.

‘’Ne duhet të fokusohemi më shumë tek edukimi. Pra ne nëse nuk edukojmë këto breza, do të thotë do presim vetëm raportin e fundit të vitit.

Është një ndodhi qe ndodh në çdo vend të botës. Duhet parë më herët, duhet ta kapim çik më herët’’, tha Qejku.

Qejku gjithashtu thekson se bashkëpunimi i ngushtë mes prindërve dhe mësuesve është i domosdoshëm për parandalimin efektiv të dhunës në shkolla.

Teksa na ndan 1 muaj nga viti ri shkollor, hartimi i një strategjie të re duhet përmbyllur sa më parë.